Ambjentet e brendshme të Piramidës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit janë përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Sipas policisë, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe është fikur më pas nga zjarrfikësit.
Nuk dihen ende shkaqet e flakëve. Aktualisht Piramida është e rrethuar pasi ka nisur puna për transformimin e saj.
Një muaj më parë Bashkia e Tiranës shpalli fituesin e tenderit për “Rijetësimi i Piramidës së Tiranës”. Bashkimi i operatorëve “Fusha” shpk & “EDIL-AL-IT” shpk kanë fituar tenderin e hapur në gusht.
Plani për transformimin e Piramidës u prezantua në vitin 2018, kur u vendos gjithashtu që ajo të kthehet në kthehet në qendër për të rinjtë, e fokusuar kryesisht në arsimin digjital, në kulturën e energjisë së informacionit dhe ne funksion te artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo te hapësirave te tjera rinore.