Zjarr edhe në Rankovc, digjen shtëpi

Një zjarr i madh pyjor që shpërtheu sot pasdite në komunën e Rankovcit, kaploi sipërfaqe të madhe të pyjeve, ndërkaq u zgjerua edhe në një pjesë të vendbanimeve, Radibush dhe Otoshnicë, duke djegur edhe disa shtëpi.

Marketing

Stuhia e madhe e zjarrit po kërcënon të zgjerohet edhe drejt fshatrave përreth, informoi kryetari i komunës, Ivica Toshevski.

“Ajo që për momentin mund ta them është se na gjeti katastrofë e madhe, zjarri literalisht e gëlltiti një shtëpi në fshatin Otoshnicë, janë djegur shtëpi, ka përfshirë edhe shtylla të energjisë elektrike, rryma është ndërprerë, presim ndihmë nga komunat fqinje dhe jemi në koordinim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendrën për menaxhim me kriza, prej ku për ndihmë thirrëm edhe helikopterë për shuarje”, tha Toshevski.

Komandanti i Njësisë territoriale zjarrfikëse nga Rankovci tha se stuhia e zjarrit është e madhe, duke e krahasuar me zjarret në Kaliforni.

Tha se rreziku ekziston edhe nga bashkimi i zjarrit me atë në komunën fqinje Nagoriçan i Vjetër.

Marketing