Zjarr i madh në malet e Deçanit, Ramosaj kërkon ndihmë

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kërkuar ndihmë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit.

Marketing

Ai ka thënë se situata kërkon reagjm të menjëhershëm.

“Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme”, ka shkruar ai mbrëmë.

Postimi i plotë:

THIRRJE PËR VULLNETARË

Të nderuar qytetarë,

Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh.

Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme.

Ju falënderoj për gatishmërinë dhe solidaritetin tuaj!

Marketing