Zjarr i përmasave të mëdha në Shkodër, rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në qytetin e Shkodrës. Zjarri ka rënë rreth orës 18:55, në lagjen ‘Ndoc Mazi’.

Marketing

Sipas njoftimit të policisë, zjarrfikësit së bashku me blutë kanë shkuar në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri, por edhe po punojnë intesivisht për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.