Në Dhërmi sot ka pasur zjarr, i cili bëhet e ditur se është përhapur edhe si pasojë e erës së fortë.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Himarës kanë dalur edhe banorët e Dhërmisë të cilët kanë ndihmuar me mjete rrethanore, shkruan TCh.
Për të normalizuar situatën me zjarrin, përveç ndërhyrjes nga toka ka mbërritur edhe helikopteri për të bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.