Zjarr masiv në një burg në Indonezi, 41 të vdekur (VIDEO)

Të paktën 41 të të burgosur kanë vdekur si pasojë e një zjarri që përfshiu një burg pranë kryeqytetit të Indonezisë, Xhakarta.

Marketing

Zjarri në burgun Tangerang shpërtheu të Mërkurën, në kohën kur shumica e të burgosurve flinin.

BBC raporton se dy prej viktimave ishin të huaj, të burgosur nga Portugalia dhe Afrika e Jugut.

Ministrja e Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut të Indonezisë, Yasonna Laoly tha në një konferencë për shtyp se ambasadat e vendeve përkatëse ishin informuar.

Ndërkohë raportohet se tetë persona u plagosën rëndë dhe dhjetëra të tjerë kishin lëndime të lehta.

Pamjet televizive treguan tym të dendur që dilte nga kompleksi i burgut ndërsa zjarri përhapej. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 01:45 me kohën lokale (18:45 GMT e Martë) dhe u shua në pak më shumë se një orë më vonë.