Vatrat e zjarrit sot kanë prekur rrethin e Krujës.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka rënë pranë fabrikës së vjetër të çimentos në zonën e Krastës.
Sipas raportimeve nga terreni, zjarri rrezikon linjën e tensionit të lartë Shqipëri-Kroaci.