Në Ukrainë mbrëmë u regjistrua rritje e radioaktivitetit për shkak të zjarrit pyjor, që shpërtheu të shtunën në zonën rreth termocentralit bërthamor Çernobil, ku në vitin 1986 ndodhi aksidenti më i madh bërthamor në histori.
“Ne kemi lajm të keq, radioaktiviteti është më i lartë se normalja në zemrën e zjarrit”, shkroi në Fejsbuk, Egor Firsov, i cili drejton shërbimin për inspektimit e ambientit të mjedisit.
Mesazhi i Firsovit u shoqërua me video-incizim nga numëruesi Geiger-Muller, që tregoi 16 herë më shumë radioaktivitet sesa normalja.
Zjarri përfshiu më shumë se 100 hektarë pyll rreth termocentralit bërthamor, 100 kilometra në veri të Kievit.