Gjatë paradites së sotme ka shpërthyer një zjarr në repartin e pranimit të Burgut të Idrizovës. Raportohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë instalimi i vjetër elektrik.
Intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm, kështu që zjarri është vënë nën kontroll dhe shuar plotësisht.
Nuk ka viktima në njerëz, por është shkaktuar vetëm dëm material.