Dy banorë, një zjarrfikës dhe një polic kanë mbetur të lënduar nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në një ndërtesë në lagjen Kisella Vodë në Shkup, përballë Komunës. Një banesë është djegur plotësisht, ndërsa disa janë kapluar dhe kanë lënë banorët nën qiell të hapur, publikoi në Fejsbuk kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.
“Menjëherë me ekipin tim shkuam në vendin e ngjarjes. Banorët e kësaj ndërtese janë evakuuar dhe për momentin ndodhen në kabinetin tim, të sigurt dhe të ngrohtë dhe këtu do të qëndrojmë bashkë. Së bashku do të gjejmë një zgjidhje për të gjitha këto, nuk do ta lë popullin tim në mëshirë dhe pamëshirë! Dua të falënderoj ekipet e Brigadës zjarrfikëse nga Shkupi dhe MPB-së, të cilët me profesionalizmin e tyre u përballën me detyrën dhe zjarri u lokalizua dhe që është më me rëndësi, nuk pati viktima në njerëz”, ka shkruar Gjorgjievski.
Ai shprehu falenderime deri tek fqinjët për qetësinë e tyre dhe së bashku, siç ka shkruar, parandaluam një katastrofë të madhe.
“Këtë natë do ta kalojmë së bashku, do të gjejmë edhe ku të kalojmë natën, ndërsa herët në mëngjes do të ndihmojmë me të gjitha resurset në dispozicion dhe së bashku ta tejkalojmë këtë tragjedi”, thuhet në publikimin e Gjorgjievskit.Komandanti i Brigadës zjarrfikëse territoriale të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomevski sot në mëngjes për MIA-n deklaroi se zjarrfikësi i lënduar u dërgua për incizime dhe më pas është kthyer në punë