Zjarr në një kompani në Kumanovë, një person ka humbur jetën

Një person e ka humbur jetën në zjarrin që ka shpërthyer sot në hapësirat e depos për material ndërtimor në Kumanovë. Zjarri në njësinë territoriale të zjarrfikësve është paraqitur në orën 15:00. Për momentin zjarri është aktualisht nën kontroll, ekipet po punojnë për shuarjen e tij.

Marketing

“Në terren janë dy ekipe të zjarrfikësve, me gjashtë zjarrfikës. Janë përfshirë hapësirat e zyrave në të cilat banonte një person. Në zjarr pësoi një person i cili tentoi ta shuaj zjarrin, por me siguri ka ardhur deri në ngufatje dhe njeriu vdiq. Kur arritën ekipet tona në vendin e ngjarjes, njeriut ishte i vdekur”, deklaroi komandanti i NJTKZ Kumanovë, Dejan Ilievski.

Zjarrfikësi Stojan Ilievski, përgjegjës i turnit, tha se aktualisht janë duke punuar në shuarjen e zjarrit në objekt.

“Kur arritëm hapësira ishte me tym. Zjarri tani është nën kontroll”, deklaroi Ilievski.

Edhe ekipet e SPB Kumanovë kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes.