Zjarr në një shtëpi në Kavadar, nuk ka të lënduar

Nuk ka të lënduar në zjarrin që shpërtheu mbrëmë pasa mesnate në një shtëpi në Kavadar, ku është djegur çatia dhe një pjesë e shtëpisë. Zjarrfikësit kanë intervenuar nga ora 1:45 deri në ora 4 të mëngjesit, duke ndaluar përhapjen e zjarrit në shtëpitë përreth, informojnë për MIA nga Njësia territoriale kundër zjarreve. Për fat nuk ka të lënduar.

Marketing

“Me gjitha forcat shuam flakët në minus gjashtë gradë Celsius, luftuam me stuhinë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e kësaj familje. Në vendin e ngjarjes kemi qenë dhjetë zjarrfikës në dy ekipe, ku gjatë gjithë kohës në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë edhe babai dhe djali, shtëpia e të cilëve digjej. Pas intervenimit tonë të shpejtë, zjarri i madh është lokalizuar, ndërsa flakët nuk janë përhapur nëpër shtëpitë përreth”, kanë thënë nga Njësiti kundër zjarreve nga Kavadari.

Shtëpia nuk është djegur tërësisht, por tani është pa çati dhe pa kushte për jetë. Po hetohen arsyet e shkaktimit të zjarrit dhe lartësia e dëmit material.