Zjarr në një spital në Rumani, humbin jetën 10 pacientë

10 pacientë kanë humbur jetën në Rumani si pasojë e një zjarri që shpërtheu këtë të shtunë në një spital në Piatra Neamt. Ndërsa, shtatë pacientë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Marketing

Zjarri ka rënë në njësinë e kujdesit intensiv, ku po qëndronin pacientët e infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.