Zjarr në Poroj, shkaktohet dëm material

Dje rreth orës 11.00, në SPB Tetovë është raportuar për zjarr në një hangar për bagëti, në vendin e quajtur ,,Vneshtët” atar i fshatit Poroj, pronë e 26-vjeçarit E.S. nga i njëjti fshat.

Marketing

“Është djegur një sasi e madhe e ushqimit për bagëti dhe disa pajisje në brendësinë e objektit, zjarri është përhapur edhe përreth dhe ka kapluar një pjesë të malit me drunj të ulët”, njoftuan nga Policia. Nuk ka pasur persona të lënduar.

Me intervenim të Ekipit territorial të zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është lokalizuar në tërësi, kurse inspektim ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Marketing