Zjarr në Prilep, humbi jetën një 65 vjeçar

65 vjeçari nga Prilepi me inicialet M.K pasditën e sotme ndrroi jetë pasi u djeg nga zjarri që kaploi garazhën e tij në rrugën Nikolla Karev.

Marketing

Në vendngjarje menjëherë arritën policia,njësia e zjarrfiksëve dhe përfaqësues i prokurorisë publike .

“Sot kemi pranuar paraqitje në roa 16 e 51 në njësinë e zjarfikësve për zjarrin e shkaktuar në garazh ku kemi edhe person që ka ndërruar jetë.Ne kemi intervenuar me dy vetura.Arsyet mnë vonë do të zbulohen nga policia dhe prokuroria publike”, shprehet zjarrfikësi.

“Fillimisht pash tym dhe pash se si burrat vrapuan dhe u kuptua se Mile është djegur.Reaguam menjëherë hudhnim rërë por trupi më ishte i djegur tërësisht.Për të e dinim se kishte probleme në bazë nervore por punonte në gjykatë”, theksoi fqinju.

Hetimet që do të bëhen duhet ta konstatojnë arsyen për humbjen e jetës së 65 vjeçarit.