Zjarr në pyllin Dadias të Greqisë, gjenden të djegur 18 emigrantë

Një tragjedi e përmasave të mëdha është regjistruar në Greqi, në pyllin e Dadias që digjet që prej ditës së djeshme. Mediat vendase bëjnë me dije se kanë gjetur trupat e karbonizuar të 18 emigrantëve. Sipas informacioneve, viktimat janë gjetur në dy grupe, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Marketing

Zjarri në brendësi të pyllit të Dadias ka rënë që prej mesditën e së hënës (21/8/2023) dhe forcat zjarrfikëse janë prej më shumë se 24 orë në luftë me flakët.

Zëvendësguvernatori i rajonit, Dimitris Petrovich tha se nuk dihet se cilat janë shkaqet e zjarrit.