Një person ka humbur jetën në zjarrin që përshiu një dyqan gomash në rrugën Jordan Mijallkov në Shkup.
Viktima në momentin e shpërthimit të flakëve ka qenë brenda dyqanit, por edhe përkundër tentimeve të zjarrfikësve për ta shpëtuar, nuk kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë.
Njësiti zjarrfikës ka ndërhyrë me 8 automjete dhe zjarri për momentin është lokalizuar.
Gjatë flakëve një person ka marrë lëndime më të lehta dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë pas ndihmës që i është dhënë, është dërguar në shtëpi.