Për shkak të zjarrit në vendkalimin kufitar Zllatarevë – Republika e Bullgarisë në ndërprerje është komunikacioni rrugor dhe transportues në vendkalimin kufitar Novosellë – Zllatarevë, informojnë nga Drejtoria Doganore e Republikë së Maqedonisë së Veriut.
“Sipas informacioneve të cilat i kemi marrë nga ana bullgare, ndërprerja apo ndalesa për qarkullim do të zgjasë disa ditë, por për shkak të seriozitetit të ngjarjes nuk janë në mundësi të informojnë më konkretisht. Pas qëndrimit të marrë zyrtar nga ana e tyre, në mënyrë shtesë do të informojmë kur do të lëshohet rruga për qarkullim”, theksohet në kumtesë.
Nga Drejtoria Doganore u rekomandojnë qytetarëve të cilët udhëtojnë në drejtim të Republikë së Bullgarisë të ridrejtohen në mënyrë alternative në vendkalimet e tjera kufitare deri në aftësimin për punë në vendkalimin kufitar Zllatarevë – Republika e Bullgarisë.