Zjarre në rajonin e Shkupit dhe Velesit, QMK: Janë djegur rreth 50 hektarë

Sipas informatave të Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), njëri zjarr është mbi fshatin Otovicë në Veles, ndërsa tjetri në Shkup, në mes të fshatrave Buçinc, Miladinovc dhe Grupçinë. Pesëdhjetë hektarë bar të thatë, dhe pisha janë djegur në zjarrin e djeshëm mbi fshatin Otovica afër liqenit Mlladost në Veles.

Marketing

Nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Veles thonë se në një moment ka pasur rrezik edhe për shtëpitë në fshat, por përhapja e zjarrit është parandaluar me ndërhyrjen e shpejtë dhe veprimin e përbashkët të të gjitha institucioneve kompetente. Aktualisht nuk dihen shkaqet e zjarrit, i cili ra dje rreth orës 13.00.

Autoritetet dyshojnë se shkak i zjarrit ka qenë një fishekzjarrë e hedhur në autostradën Veles – Shkup, siç ishte rasti i zjarrit paraprak në të njëjtin lokacion më 31 korrik të këtij viti. Policia thotë se është e vështirë të zbulohet autori i zjarrit.

Zjarri në rajonin e Velesit është lokalizuar, aeroplanët tani po e shuajnë zjarrin në rajonin e Shkupit. Zjarri është raportuar në orën 13:30 dhe është fikur në orën 19:40. Në fikje janë përfshirë 16 zjarrfikës me pesë makina zjarrfikëse, një cisternë me dy punonjës nga SHS “Babuna” dhe nëntë punonjës nga NPK “Derven”, si dhe një helikopter i MPB-së dhe dy avionë të ZSHS-së, njofton MPB.