Këtë mëngjes aktive ishin shtatë zjarre, ndërsa që nga mesdita zjarre ka në dy lokacione. Zjarri në fshatrat Raoviç dhe Bukoviç në komunën e Sarajit assesi të shuhet. Për shkak të terrenit të vështirë për shuarje, është planifikuar të përfshihet një helikopter i ushtrisë. Zjarri në Prilep edhe sot është aktiv.
“Zjarri është aktiv në zonën e fshatrave Rakle, Nikodin dhe Toplicë në komunën e Prilepit. Digjet krahu nga fshati Rakle në fshatin Kërstec dhe zgjerohet në vendin e quajtur Vreshtat e Farishkut. Ajo është në Kavadar, ndërsa ai terren atje është i paarritshëm dhe është shumë e vështirë të shuhet zjarri nga toka ”- deklaroi Ilija Bojarovski, QMK.
Për vetëm një muaj e gjysmë, 106 zjarre pyjorëa shpërthyen në vend. Më kritike ishte në Berovë, Pehçevë dhe Dellçevë. Zjarret dogjën dhjetëra objekte, përfshirë shtëpi të vjetra dhe hambare. Ndërsa në Koçan edhe çatitë e shtëpive. Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov, falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në shuarjen e zjarreve, përfshirë ndihmën nga jashtë. Sipas tij, policia ndihmoi edhe në parandalim, duke zbuluar raste zjarrvënieje, të cilat parandaluan zjarre të mëdha pyjore. Deri më tani, janë konfirmuar tre zjarrvënës në Koçan.
“Qytetarët bëjnë kujdes më shumë dhe nuk janë faktor për paraqitjen e zjarreve. Gjithashtu, me këto aktivitete u nxit ndalesa e plotë për lëvizje nëpër pyje, masë që ndihmoi në uljen e numrit të zjarreve dhe një masë që disa ditë po e shqyrtojmë dhe nëse gjendja është e qëndrueshme, të njëjtën do të kërkojmë që Pyjet Nacionale ta heqin apo të reduktojnë, që lëvizja nëpër pyje të zhvillohet me leje. Për momentin ndalesa është e plotë”- pohoi Stojançe Angellov- drejtor i QMK-së.
Angellov hapur tregoi nëse zjarret i nxorën në pah dobësitë e përgatitjeve në vend. A do të ketë plan për reforma që të vendoset sistem unik për menaxhim me kriza. Ndërsa lidhur me kompensimin e qytetarëve, çdo komunë do të bëj vlerësimin e dëmeve. Ndryshe, gjatë zjarrit në fshatin Çellopek ku u shkrumbua një shtëpi, policia edhe më tej është në koordinim me prokurorin përkatës duke kërkuar grua 60 vjeçe, për të cilën partneri i saj pohonte se është futur në shtëpi derisa është djegur. Për momentin, nuk ka asnjë gjurmë nga gruaja në fjalë dhe ajo është e regjistruar si e zhdukur.