Zjarret në Kaliforni, 6 viktima të konfirmuara

Rritet bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni. Dhjetëra persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa konfirmimi i vdekjes së një gjysheje me dy stërnipërit e saj dhe gjetja e një trupi të paidentifikuar në një shtëpi të djegur e çon në 6 numrin e viktimave.

Marketing

70-vjeçarja Melody Bledsoe dhe dy stërnipërit e saj, James 5vjeç dhe Emily 4 vjeç, mbetën të bllokuar kur flakët përfshinë shtëpinë e tyre në një zonë rurale në periferi të qytetit Redding, transmeton TCH.

Ndërsa dy zjarrfikës humbën jetën më parë duke u përleshur me flakët, në përpjekje për të shpëtuar nga zjarri banesa, pyje dhe parqe.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme për shtetin e Kalifornisë, ndërsa zjarret masive vazhdojnë të kërcënojnë mijëra banesa.

Sipas Zërit të Amerikës, me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme bëhet i mundur përdorimi i fondeve federale për të ndihmuar në luftën me zjarret dhe ndihma për banorët në procesin e rekuperimit.

Marketing