Zjarret në Kaliforni, katastrofa më e shtrenjtë natyrore

Zjarri që përfshiu shtetin federal amerikan të Kalifornisë vitin e kaluar është katastrofa natyrore më e shtrenjtë në botë në vitin 2018, njoftoi kompania gjermane e sigurimeve “Munich Re”.

Marketing

Kompania thotë se zjarri që shpërtheu në Kaliforni më 8 nëntor shkaktoi një dëm prej 16,5 miliardë dollarësh.
Nga zjarri humbën jetën mbi 80 persona dhe rreth 14 mijë shtëpi u dogjën. Një pjesë e dëmit material prej 12,5 miliardë dollarë ishte e siguruar.

Uragani që shkaktoi dëmet më të mëdha në vitin 2018 ishte ”Michael”, që goditi shtetin federal të Floridës në tetor. Supozohet se kjo fatkeqësi natyrore shkaktoi një dëm prej 16 miliardë dollarësh, ndërsa 35 persona humbën jetën nga goditja e stuhisë, përcjell Atsh.

Dëmi i shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore vitin e kaluar vlerësohet në 160 miliardë dollarë ndërsa “Munich Re” thotë se këto janë humbje më të vogla krahasuar me vitin 2017, e cila në atë kohë arriti në rreth 350 miliardë dollarë.