Zjarret në Shqipëri, disa vatra ende aktive

Shqipëria prej disa ditësh vijon të përballem me disa vatra zjarri në të gjithë territorin e saj, ku situata më problematike paraqitet në qarkun e Gjirokastër dhe në gadishullin e Karaburunit.

Marketing

Në këto foto shihen disa nga vatrat e zjarrit, të cilat janë ende aktive, teksa një pjesë e madhe sipërfaëqe pyjore është shkrumbuar.

Ditën e djeshme në Gjirokastër u regjistrua dhe viktima e parë. Një 64-vjeçar u asfiksua nga tymi teksa po përpiqej të shuante flakët që i ishte afruar banesës së tij.

Lidhur me situatën në vend më herët foli ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili tha se Forcat e Armatosur ndodhen në terren për vënien nën kontroll të flakëve. Në ndihmë të Shqipërisë u aktivizua Mekanizmi i Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian, ndërkohë që Holanda dërgoi helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri.