Zjarret po përhapen me shpejtësi në Malësinë e Sharrit

Para pak çastesh është përhapur një tjetër vatër zjarri në Malësinë e Sharrit, përkatësisht në territorin e komunës së Bogovinës. Ky është zjarri i dytë që po përhapet pasditen e sotme në këtë zonë.

Marketing

Nga Njësia Kundër Zjarrit në Tetovë e Tetovës për Alsat janë shprehur se zjarri i përhapur ka kapluar një sipërfaqe prej mbi 4 000 metra katror, por shkaku i terrenit të vështirë Njësia Kundër Zjarrit në Tetovë e ka të pamundur të ndërhyjë.
Sipas informatave të para, në vendngjarje kanë dalë ekipe edhe të policisë dhe të komunës së Bogovinës, ndërsa flitet për zjarr-vënie të qëllimshme.

Pritet që në orët në vijim të intervenohet për shuarjen e tij me aeroplan kundër zjarreve me qëllim parandalimin e ndonjë katastrofe më të madhe.