Zjarrfikësit po vazhdojnë punën për shuarjen e zjarreve në Prevallë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve nga disa komuna janë duke bërë përpjekje për t’i shuar zjarret në Parkun Nacional në Prevallë, në jug të Kosovës.

Marketing

Ministria tha se zjarret nuk përbëjnë rrezik për jetën e banorëve dhe as për pasuritë e tyre në Prevallë, një fshat në komunën e Prizrenit në Malet e Sharrit.

“Agjencia për Menaxhimin Emergjent njofton të gjithë qytetarët se në situatën e krijuar nga zjarri në sipërfaqe të hapur në parkun nacional në Prevallë, aktualisht janë në operacione për fikjen e zjarrit nga toka, përveç Njësisë së Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Prizreni, edhe Njësitë e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Policia e Kosovës, pjesëtaret nga Parku Nacional Prevallë dhe Shërbimi Emergjent Mjekësorë nga Prizreni janë duke i mbështetur përpjekjen e shuarjes së zjarrit./21Media

Marketing