Zjarri në Çair, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria Publike dhe ekipet policore filluan hetimet në objektin në rrugën “Prohor Pçinjski” në Çair, ku më 2 tetor shpërtheu zjarr në bodrumin e godinës.

Marketing

Sipas MPB, hetimet po kryhen pasi paraprakisht Sektori I Punëve të Brendshme Shkup ka kryer të gjitha përgatitjet dhe siguroi qasjen në këtë objekt, Policia informon se qasja në objekt po kontrollohet rreptësisht dhe fillimisht në prani të pronarëve të banesave bëhet regjistrimi I gjësendeve dhe dëmeve të shkaktuara.

Sipas policisë, hapësirat e bodrumit, nga ku sipas informacioneve fillestare është përhapur zjarri, po sigurohen ende për akses dhe ekzaminim të shkaqeve. Nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu bën të ditur se kohëzgjatja e veprimeve hetimore në terren do të varet nga koha e nevojshme për mbledhjen e të gjitha provave

Marketing