Zjarri, Zaev: Do ta gjallërojmë këtë pjesë të Velesit

Kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës në hapësirat e prekura nga zjarri pranë liqenit të Velesit të quajtur “ Mlladost” theksoi se të gjitha institucionet shtetërore do të angazhohen që pyllëzimi i këtij rajoni të bëhet në afat sa më të shkurtër. Zaev tha është patjetër që dekadat për revitalizimin e pyllit ti shndërrojnë në vite. Ai theksoi se gjatë rebalancimit të ardhshëm të buxhetit, qeveria do të ndajë mjete të posaçme financiare për pyllëzimin e këtij rajoni.

Marketing

“Njësite e vetëqeverisjeve lokale duhet ti ndryshojnë prioritetet e tyre, Qeveria do të vazhdojë me ngritjen e kapaciteteve për parandalimin e këtyre rasteve. Nga këtu DZS duhet të jetë e ekipuar, ne patjetër duhet të punojmë më shumë gjatë periudhës që e kemi përpara. Do ta gjallërojmë këtë pjesë të vendit. Çdo vit i shtojmë kapacitetet por në shtet të varfër punët dhe rritja e kapaciteteve shkon ngadalë. Do të vazhdojmë me intesitet më të larta në aspektin teknik si dhe ekipor t’i zmadhojmë kapacitetet e zjarrfikësve”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Ndryshe, para dy dite pakujdesia e katër punonjësve të ndërtimtarisë kishte shkaktuar zjarr që për pak orës dogji rreth 400 hektarë pyje.