ZNAM e Dimitrievskit caktoi emrat e ministrave,ja emrat

Partia ZNAM ka zgjedhur emrat për ministra në kabinetin e ri qeveritar të udhëhequr nga Hristijan Mickoski.

Marketing

Igor Filkov është propozuar për Ministër të Drejtësisë ndërsa për Ministër të Administratës Publike. Emrat e anëtarëve të qeverisë së re nga partia e Maksim Dimitrievskit janë caktuar në seancën e sontme të Bordit Qendror të kësaj partie.

Igor Filkov nga Shkupi, i lindur në vitin 1979, i cili është edhe kryetar i Bordit Qendror të Lëvizjes ZNAM dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv. Ai është biznesmen privat, menaxher i kompanisë “Spectrum Medical” nga Shkupi dhe më parë ishte bashkëpunëtor i jashtëm i projektit FAO – Zyra Shkup.

Minçev, i lindur në vitin 1972 në Shkup është ekonomist i diplomuar, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes ZNAM. Ai ishte edhe ish-deputet në periudhën 2008-2014 nga LSDM, por ka pasur edhe poste në institucione qeveritare.