Prec Zogaj Ish kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit shqiptar duke folur për mbrojtjen e integritetit të Maqedonisë më saktë për idenë e ndarjes së mundshme në vitin 2001 tha se e kishte ndjekur që në fillim këtë qëndrim të zotit Ali Ahmeti për mbrojtjen e e integritetit të Maqedonisë dhe kam qenë plotësisht dakord informon TetovaSot .
“Mendësitë pseudo nacionaliste qoftë në Shqipëri, qoftë në Maqedoni kanë që armatosura për ta akuzuar si tradhëtar, por ky ishte nga ata që i kishte letrat në rregull sepse kishte luftuar për ato arritje të popullit shqiptar në Maqedoni” deklaroi Zogaj përcjellë Zogaj.
Sipas tij është largpamës qëndrimi i z. Ahmeti dhe i partisë së tij se ne jemi këtu, ne jemi në vendin tonë .
Për kryeministrin shqiptar Zogaj tha se asgjë nuk është e pamundur përderisa konkurojnë dhe janë pjesë e koalicioneve.Sipas tij ka mundësi që një parti maqedone që është në koalicion me një parti shqiptare për shkak të ekuilibrave, nevojave , të largpamësisë, vizionit që mund të ketë një udhëheqës maqedonas ,të lejojë që një parti e koalicionit qoftë shqiptare të ketë kryeministrin. “Unë e shoh si një skenar të arritshëm, të mundshëm brenda frymës që bashkëpunimit që ata kanë” deklaroi Preç Zogaj në emisionin Opinion ku i pranishëm ishte lideri i BDI-së Ali Ahmeti .