Penzionerja Liljana Todorovska e cila është nënshkruese e projektit për qendrën europiane për Lidhjen Ndërkombëtare e Boki 13, mëngjesin e sotëm është marë në pyetje në Prokurori, njoftojnë nga A1on.
Ajo u bë aktuale kur u mor vesh se ka ngritur 720 mijë euro në bazë të marrëveshjes të Lidhjes Ndërkombëtare.
Në Prokurori në pyetje ishte edhe Zoran Kiçeec, biznesmen, i dyshuari i dytë në rastin “Reket”.
Ai u pa gjithashtu edhe në inçizimet e La Verita si me Boki 13 mori reket nga Orce Kamçev.
Deri tani për rastin që tronditi publikun e Maqedonisë dhe skenën politike kanë dëshmuar prokuroret Lile Stefanova e cila gjithashtu përmendej në inçizimet nga ana e Orce Kamçev, Elizabeta Josifovska dhe prokurori Burim Rustemi, si dhe shefja e kabinetit të Janevës, derisa nesër para Ruskoskës dëshmi duhet të jep pikërisht prokurorja speciale Katica Janeva.