Zona industriale e Vizbegut bën pjesë me rreth 3,4% në BPV të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe qarkullim total vjetor me rreth 400 milionë euro, sa janë dhe investimet kapitale në buxhetin shtetëror, ndërsa shteti për këtë zonë gati 15 vite nuk investon asnjë denarë. Kështu deklaroi Drilon Iseni drejtori i Odës e Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore gjatë prezantimit analizës së Zonës Industriale Vizbeg 2018-2021 para biznesmenëve. Ai njoftoi se OEMVP-ja si përfaqësues legjitim i komunitetit të biznesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithmonë do të përkujdeset përkujdesur për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të biznesit në vend dhe jashtë, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të volitshme për të bërë biznes.
“Gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë në ballë të sfidave dhe barrierave të cilat e pengojnë zhvillimin normal të kompanive anëtare. Jo rastësisht sot ndodhemi këtu, në zonën e Vizbegut, e cila që nga fillimi i funksionimit, është kryefjala e paraqitjeve publike të OEMVP për arsye të rëndësisë së saj në zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo zonë është shembulli i vetëm pozitiv i cili mbijeton në saje të kapaciteteve vetanake, është zonë e cila gjeneron marzhë të konsiderueshme të fitimit si dhe dukshëm ndikon në uljen e papunësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Iseni. Sipas tij kjo zonë paraqet mburrje dhe krenari për odën, dhe OEMVP si institucion do të qëndrojmë deri në fund pranë kompanive të cilat operojnë në këtë zone, derisa të gjitha problemet me të cilat ato ballafaqohen të gjejnë një zgjidhje.
“Fatkeqësisht, edhe pse rajoni planor i Shkupit është rajoni më i zhvilluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në aspekt infrastrukturor dhe kushteve për të bërë biznes është shumë e rëndësishme të themi që zona e Vizbegut, edhe pse i takon rajonit planor të Shkupit, ka mungesë të infrastrukturës primare për funksionim normal, edhe atë: lidhjen me rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit, furnizimin e rregullt me energji elektrike, infrastrukturë rrugore të pariparuar, etj”, tha Iseni.
Prandaj OEMVP kërkon që pushteti t’i qaset më seriozisht investimeve infrastrukturore duket i përshpejtuar afatet e realizimit të projekteve për këtë zonë sepse arsyeshmëria e saj është më se e qartë.
“Edhe pse kushtet në këtë zonë nuk janë të favorshme për të bërë biznes , zona në tërësi ka një normë të lartë të rritjes ekonomike në krahasim me ekonominë e Maqedonisë, e cila dëshmon për suksesin e këtyre kompanive. Kompanitë e zonës punësojnë më shumë se 2800 punëtorë, dhe sipas trendit të rritjes e parashikimeve reale ekonomike, në periudhën 5 vjeçare pritet rritje e këtij numri deri në 3100 punëtorë apo 11 për qind rritje nga gjendja momentale”, tha Drilon Iseni , drejtor i OEMVP-së.
Biznesmeni Taip Jakupi u shpreh se kompanitë që janë aktive në këtë zonë më shumë se 11 vite vazhdojnë të diskriminohet nga pushteti kur është fjala se si trajtohen kompanitë e huaja në zonat industriale. “Qeveria aktuale në vazhdimësi është në komunikim me kompanitë në këtë zonë për dallim nga Qeveria e mëparshme. Por kjo nuk do të thotë se komuniteti i biznesit në këtë zonë është i kënaqur që kjo qeveri këto dy vite po i jep përkrahje zonës industriale në Vizbeg. Kjo zonë është objekt observimi. Më këto kushte siç i ka kjo zonë dhe si i shfrytëzon mundësitë është fenomen. Kostot e një kompanie në këtë zonë janë shumë të larta duke filluar nga mungesa e ujit të pijshëm, infrastruktura rrugore, energji elektrike jo e mjaftueshëm për funksionimi e kapaciteteve të plota të kompanive në këtë zonë dhe më e rëndësishmja mungesa e transportit publik për bartjen e punëtorëve që punojnë në këtë zonë.
Të gjitha këto problemi e risin koston edhe të kompanive edhe të fuqisë punëtore. Është vështirë ne ditën e sotme të bësh biznes në këtë zonë dhe të jesh konkurrues në treg. Sidomos kur tani Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-së dhe BE- së, se sa jemi të organizuar me brende të mëdha. Në këtë mënyrë se i funksionon kjo zonë dhe të jem konkurrues në tregjet e treta”, tha Taip Jakupi, biznesmen në zonën industriale Vizbeg. (koha.mk)