Biznesmenët e zonës së Vizbegut vazhdojnë të ballafaohen me taksat e larta për rregullimin e tokave ndërtimore edhe atë 35 euro për një metër katror. Ata për TVM2 thonë se taksat kaq të larta I ka vendosur komuna amë e Çuçer-Sandevës, edhe prkundër faktit se në komunën e Butelit I njejti shërbim paguhet vetëm për 1 euro për metër katror.
E gjithë kjo siuatë për afaristët dhe biznesmenët të cilët veprojnë në zonën industriale të Vizbegut jo vetëm që I tejkalon të gjitha normat ligjore, por dëshmon se komuna e Çuçer-Sandevës i pamundëson afaristëve dhe investitorëve që të realizojnë projektet e tyre. Kryetari i shoqatës së afaristëve Nexhat Shahini thotë se komuna nuk ka rregullore e as kapacitete administrative të merret me kërkesat e kompanive në Vizbeg.
“Kjo komunë i jep informatat nëpër rrugë dhe bife. Unë duhet ta takoj kryetarin e komunës që të më informojë se sa janë taksat komunale, unë nuk kam nevojë ta takoj, unë duhet të kem rregullore, mua me intereson ligji dhe rregullorja sesi duhet te veproj”, tha Nexhat Shahini, kryetar i shoqatës së afaristëvë të Vizbegut.
Afarsiti Xhemail Dauti vlerëson së kjo bëhet për ti demotivuar investuesit në atë zonë dhe të orientohen nëpër zonat tjera ekonomike, ndërsa si zgjidhje e sheh marjen e kompetencave.
“Zgjidhja kryesore dhe më e efikase është që ti meren ingerencat komunës së Çuçer-Sandevës por edhe komunave përreth të cilat gravitojnë në këtë zonë. Çdo hap tjetër që bëhet është neglizhencë e cila do të shkojë edhe me vite”, tha Xhemail Dauti, afarist.
Profesori Taip Jakupi vlerson se ky vendim është është në kundërshtim me politikat e qeverisë, e cila angazhohet për barazimin e investitorëve vendor me ato të huaj.
“Kjo është kryekëput në kundërshtim me politikën gjenerale të qeverisë. Çfarë do të ndodhtë nëse një investitor potencial i huaj do të kishtë takimin e parë me organet komunale të komunës së Çuçer-Sandevës dhe ai flet për Maqedoninë. Gjithandej në Maqedoni ndërtohet për 1 euro taksa komunale, është e vetmja komunë që kur ti inkroporosh koeficientët vjen deri tek vlera 35 euro dhe secili njeri do të ik”, tha Taip Jakupi profesor universitar.
Beqiri: Vlera më e lartë e taksave deri 6 euro
Zv/ministri i Transportit Sadik Beqiri thotë se deri tani nuk ka arritur ndonjë ankesë deri në ministri, dhe sapo të marin një të tillë do të reagojne nese ajo është nën kompetenca të tyre. Shton se sipas ligjit vlera maksimale për taksat e objekteve ndërtimore të kategorisë G është 6 euro.
“Ka një përkufizim në rregulloren ku është e përcaktuar vlera e përllogaritjes dhe ai kufizim ka të bëjë me rrogën mesatare në RMV në vitet e fundit e cila është diku reth 25 mijë denare dhe 30 % I asaj shume është 120 euro dhe ky është maksimuni. Ky maksimun e shumëzojmë pastaj me shumën përkatësë për objektet ndërtimore me koeficinetin 0.05 dhe vimë deri tek shuma 6 euro e cila është maksimuni dhe nuk I përket Çuçer-Sandevës”, tha Sadik Beqiri, zv ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
TVM2 tentoi që të merr përgjigje edhe nga Komuna e Çuçer-Sandevës, por ata nuk ishin të gatshmën të prononcohen para kamerës sonë.