Zona zhvillimore teknologjike industriale Tetovë me 500 vende të reja të punës deri në fund të vitit

Deri në fund të vitit janë paralajmëruar 500 punësime të reja në Zonën zhvillimore teknologjike industriale në Tetovë me çka numri nga 1.500 të tanishëm do të rritet në gjithsej 2.000 vende të punës.

Marketing

Kjo është paralajmëruar gjatë vizitës së sotme të ministres norvegjeze të Punëve të Jashtme Ine Eriksen Soreide, e cila u takua me Këshillin e drejtorëve të “Normak Investment Grup”, kompania Novergji-Maqedoni e cila ekonomizon me zonën.

“Ky investim përmes ‘Normak’ ka rezultuar me 1.500 vende të punës në zonë dhe ka plane për zgjerim. Ka pasur disa probleme me rregullativën dhe me institucionet për të cilat jam e sigurt se do të zgjidhen në periudhën e ardhshme, për çka kemi pasur dialog me autoritetet. Mendojmë se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ju ndihmuar investimeve dhe kompanive norvegjeze, ndërsa e dimë se edhe për autoritet është me rëndësi të krijojnë vende të reja të punës. Jam e sigurt se ky investim do të rritet në të ardhmen dhe se kushtet do të jenë të mira për këtë investim edhe për të tjerët”, deklaroi Soreide.

Besim Zekiri nga “Normak AS”, kompani-amë e “Normak Investment” theksoi se sa më shpejtë që do të përmirësohen kushtet infrastrukturore për zonën, as më shumë do të ketë investime.

Kryetari i Këshillit drejtues i “Normak Investment Grup”, Aki Etemi theksoi se mbështetja nga Norvegjia tregon në atë sa është serioz projekti dhe qëllimi që të rritet numri i punëtorëve, shkruan Koha.