Sot, është mbajtur takimi vjetore në ambientet e NP Pyjet nacionale dhe Sindikatës së pylltarisë, industrisë së drurit dhe Energjetikës, që përfaqësojnë të drejtat e punonjësve të pyjeve.
Takimi u kryesua nga drejtori Zoran Gjorgjiev dhe zëvendës drejtori Berat Dehari me Zivko Mitrevski, kryetarin e Sindikatës së pylltarisë, industrisë së drurit dhe energjetikës.
Në takim morën pjesë udhëheqësit e njësive të NP Pyjet kombëtare.
Fjalë të hapjes në takim kishte Zivko Mitrevski, kryetar i sindikatës i cili theksoi bashkëpunimin e mirë të ndërsjellë midis dy institucioneve deri më tani me përpjekjet e tyre për përfitimin e stafit të NP Pyjet nacionale.
Më pas, drejtori Zoran Gjorgjiev iu drejtua pjesëmarrësve me punën e tanishme të NP Pyjet nacionale, duke theksuar veçanërisht momentet kryesore të funksionimit të kësaj ndërmarje, sfidat që ekzistojnë dhe në disa pika theksoi planet për të ardhmen në mënyrë që të tejkalohen problemet aktuale të punonjësve, të cilat zgjidhen në bashkëpunim me sindikatën.
Zëvendësdrejtori Berat Dehari iu drejtua të pranishmëve me disa fjalë dhe premtoi bashkëpunim konstruktiv në të gjitha nivelet për të përmirësuar performancën e stafit të NP Pyjet nacionale.
Diskutimi që u zhvillua ndërmjet pjesëmarrësve nxori në pah problemet me të cilat përballen punonjësit dhe sindikata, me qëllimin dhe dëshirë për tejkalimin e tyre së bashku.