Zv/drejtori i AMFBZHR me informim të rëndësishëm për bujqit

Zv.drejtori i AMFBZHR Remzi Abdullahi informon se prej sot fillon aplikimi për subvencione bujqësore për vitin 2022

Marketing

✅Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 31 maj 2022. Të gjithë të interesuarit mund t’i dorëzojnë aplikacionet në mënyrë elektronike duke u kyqyr në ueb faqen e Agjencisë për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, gjegjësisht www.ipardpa.gov.mk në rubrikën e-kërkesa.

✅Kërkesat për masat për prodhimtarinë bimore janë dorëzuar në bazë të të dhënave të evidentuara për parcelat në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore. Kërkesat për prodhimtari blegtorale parashtrohen në bazë të të dhënave të regjistruara për kafshët në regjistrin FARM që nga dita e paraqitjes së kërkesës.

✅Apelojmë deri të gjithë fermerët që para se të bëjnë aplikime për subvencione të përditësojnë të dhënat në mënyrë që të kemi informacion të saktë dhe të plotë në të gjitha sistemet ku Agjencia shkarkon të dhënat, të cilat janë një segment i rëndësishëm për përfitimin e të drejtës për subvencione.

✅Ata fermerë të cilët nuk mund të dorëzojnë vetë aplikacionet, apo kanë nevojë për ndihmë në krijimin e aplikacioneve elektronike, mund të kontaktojnë njësitë rajonale të MBPEU-së.

✅Pas dorëzimit elektronik të aplikacionit, aplikantët duhet të printojnë 2 kopje dhe t’i nënshkruajnë vetë, pas së cilës një kopje duhet ta dorëzojnë në AMFZHR.

✅Nëse aplikantët konstatojnë se kanë bërë gabim në paraqitjen e kërkesës, kanë futur të dhëna të pasakta ose kanë konstatuar se kanë nevojë për ndryshim për shkak të mospërputhjes me gjendjen faktike, mund ta tërheqin kërkesën ose ta ndryshojnë atë brenda 30 ditëve nga dita e paraqitjes së të njejtës