Zv.drejtori i AMFBZHR Remzi Abdullahi me lajm të rëndësishëm për bujqit

“Të nderuar bujq, u paguan 617.6 milionë denarë për krerë gjedhi, dhi dhe qengj femër” – shënoi në profilin e tij në fb.

Marketing

✅Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural pagoi afër 617.6 milionë denarë subvencione në llogaritë e 11.785 subjekteve. Bëhet fjalë për pagesë të subvencioneve tek fermerët që kanë krerë të shënuar bagëtish, dhi poashtu para në llogari kanë të gjithë fermerët që kanë mbajtur qengj femër.

✅Me këtë pagesë, u transferuan mjete për 206 prodhues të duhanit të cilët në periudhën e kaluar paguanin borxhet e tyre për ujë dhe kullotje. 11.4 milionë denarë janë paguar në llogaritë e prodhuesve të duhanit për prodhimin dhe shpërndarjen e duhanit nga korrja e vitit 2020.

✅Në ditët në vijim, pritet të paguhen subvencionet për zonat e mbjella me material të certifikuar të farës, e ndjekur nga pagesa e të gjithë atyre që plotësuan kushtet për përfitim të mbështetjes financiare për masën 2.17 pagesa direkte për familje të regjistruar të bletave.

✅Vazhdon politika e pagesës jo selektive të subvencioneve. Ka mjete për fermerët, kujdesi për sektorin bujqësor ishte dhe mbetet në fokusin e kësaj Qeverie.