Zv.drejtori i ARS, Avni Rustemi gurthemel i legjitimitetit të Kuvendit të FFM-ës

Në kuvendin e Federatës së futbollit të Maqedonisë, i pranishëm ishte zëvëndës drejtori i Agjencisë për rini dhe sport z. Avni Rustemi, edhe kundrejt thirrjeve për bojkot nga drejtori i Agjencisë z. Naumçe Mojsovski, drejtuar institucioneve, klubeve dhe delegatëve, për dështimin e Kuvendit zgjedhor të Federatës.

Marketing

Prania e z. Rustemi është tregues i legjitimitetit të kuvendit të FFM-ës dhe gurthemel i proceseve demokratike të institucioneve autonome nga Agjencia për rini dhe sport.

Federata e Futbollit të Maqedonisë, në krye me Muhamed Sejdinin, u shpall “Federata sportive më e suksesshme” nga manifestimi “Sportisti i vitit i Maqedonisë” për vitin 2020.

Të pranishëm në kuvend zgjedhor të FFM-ës në Shkup, ishin edhe përfaqësues nga UEFA dhe FIFA, ndërsa Presidenti i FIFA Gianni Infantino, me një video mesazh nga Afrika, përgëzoi Muhamed Sejdinin për marrjen e një mandati të ri katërvjeçar si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Marketing