Zëvendësdrejtori i Dretorisë së tëArdhurave Publike, Abdulselam Selami sot në kabonetin e tij ka pritur në takim pune përfaqësuesen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tamm Tinna.
Sipas Selamit gjatë këtij takimi me përfaqësuesen e FMN-së, Tamm Tinna që është me mision në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u konfirmua edhe njëherë përkrahja dhe ndihmu për Drejtorinë e të Ardhurave Publike në pjesën e reformave dhe prioritetet strategjike nga ana e FMN-së.
Ky është statusi i plotë i Selamit në facebook:
Tamm Tina përfaqesuesja e FMN, misionin e saj dyjavor e nisi me takimin në zyrën time për të biseduar rreth planit strategjik që DAP e ka përpiluar për periudhën 2023-2025.
Duke bërë një retrospektivë të projekteve të cilat janë realizuar, si dhe për vështirësitë që i kemi tejkaluar gjatë periudhës së krizës me pandeminë si dhe përballja momentale me krizën e energjisë elektrike, me znj. Tinna në detaje biseduam për planet tona, prioritetet dhe idetë që kemi si drejtori e të cilat janë te përfshira dhe në Planin Strategjik në periudhën e ardhshme tre vjeçare.
Znj. Tinna e falenderova për përkrahjen e plotë që FMN na e ka ofruar gjithmonë dhe ofrova përkrahjen time dhe komunikim të vazhdueshëm gjatë periudhës që ajo do të qëndrojë në MV dhe do të realizojë takimet dhe punëtoritë e saja me përfaqësuesit e Sektoreve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike.