Nga 7-11 nëntor 2022, Zëvendës kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi morri pjesë në Kongresin e XXIV të INCOSAI’t (Kongresi Ndërkombëtar i Institucioneve Supreme të Revizionit), i organizuar nga Gjykata Federale e Llogarive të Brazilit, në Rio de Zhaneiro.
Këtë vit Kongresi bashkoi pjesëmarrësit nga më shumë se 120 vende të cilët diskutuan për çështjet kryesore me të cilët po përballet komuniteti i revizionit të jashtëm dhe zgjidhjet potenciale të tyre. ISR-ja e Brazilit kryesoi me Kongresin e XXIV INCOSAI në fokusin e të cilit ishin dy tema kryesore – Puna e institucioneve supreme të revizionit në përballje me katastrofat publike dhe Zëri global, rezultati global dhe ndikimi i gjerë.
Gjatë seancës së parë plenare, Kongresi miratoi dokumente të rëndësishme, si në vijim: rregullat dhe procedurat e organizatës, raportet e punës, si dhe Planin Strategjik të INCOSAI’t 2023-2028. Gjithashtu në seancën e parë plenare raportuan edhe Sekretariatet e Përgjithshëm të organizatave rajonale të INTOSAI’t, gjegjësisht AFROSAI, ARABOSAI, ASOSAI, EUROSAI, OLACEFS, KAROSAI DHE PASAI. Në fjalën e tyre Sekretariatet e Përgjithshëm të këtyre organizatave të përfaqësuar nga kryetarët e ISR-ve i njohën të pranishmit me të gjitha aktivitete dhe bashkëpunimet e zhvilluara në tre vitet e kaluara, si dhe me sfidat për të ardhmen.
Gjatë seancës së dytë plenare u miratuan Raportet e: Komitetit për standardet profesionale (PSC), komiteti për ndërtimin e kapaciteteve (CBC), komiteti për ndarjen e njohurive (KSC), komitetit për politika, financa dhe administratë (PFAC) dhe të IDI (INTOSAI Development Initiative). Gjatë seancës së tretë plenare u emëruan shtatë anëtarë të ri të këshillit drejtues të INCOSAI’t dhe dy revizor të jashtëm të INTOSAI’t për periudhën 2023-2025. Gjithashtu u miratua edhe Deklarata e Rios.
Zëvendës kryerevizori shtetëror z. Ademi realizoi takime me kryetarin e ISR-së së Brazilit, z. Bruno Dantas, nikoqir i kongresit të XXIV, me kryetarine ISR-së së Norvegjisë z. Karl Eirik Pedersen, me Kryerevizorin e SHBA-së z. Gene Dodaro, me kryetarin e ISR-së së mbretërisë së Arabisë Saudite dr. Hyssam Allangari, me Kryerevizorin e ISR-së së Shqipërisë dr. Arben Shehu, si dhe me përfaqësues nga ISR’t tjerë me të cilët shkëmbeu mendime dhe përvojë në lidhje me çështjet e revizionit shtetëror, me qëllim zbatimin e standardeve të revizionit dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet ISR-ve.