Zv.drejtori i AMFBZHR Remzi Abdullahi me lajm të rëndësishëm për bujqit:
“Të nderuar bujq, ju informoj se sot është bërë pagesa për blegtori (dhen) dhe prodhime të kopshtarisë me vlerë prej 866.788.088 milion denarë, dhe atë:
✅3124 subjekteve me vlerë të përgjithshme prej 633.368.600,00 milion denarë, për masën 2.7 nga Programa për pagesa direkte si dhe pagesa e
✅10549 subjekteve me vlerë të përgjithshme prej 233.419.188 milion denarë për prodhime të kopshtarisë nga Programa për pagesa direkte.
✅Agjencia dhe qeveria do të vazhdojmë ditët në vijim me pagesat joselektive dhe në kohë për të gjithë bujqit të cilat i përmbushin kushtet për të përfituar mbështetje financiare.” – njoftoi Abdullahi.