Selami me lajme të mira për bletarët dhe prodhuesit e qumështit

Zv. Drejtori në Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abduselam Selami ka dhënë dy lajme të mira para Festës së Bajramit, njëra për bletarët dhe tjetra për prodhuesit e qumështit.

Marketing

“Lajm i mirë para festës për bletarët,
Sot për 3.156 bletar u paguan subvencione në shumë prej afër 2.2 milion euro.”, ka njoftuar përmes facebook Zv. Drejtori në Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abduselam Selami.
Selami po ashtu informoi se janë paguar edhe subvencionet për prodhuesit e qumështit.

“Edhe një LAJM i mirë sot para festës vjen për prodhuesit e qumështit,
Sot u paguan për 5960 prodhues të qumësht afër 1.4 milion euro, për fazën e parë të vitit 2018 dhe atë te muajve tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2017.”, ka shkruar Selami në facebook.

Marketing