Zv.kryeministri Arben Fetai me ambasadorin e Shqipërisë viziton varrezat e dëshmorëve në Sllupçan

Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut z. Arben Fetai së bashku me ambasadorin e
Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, realizuan sot një vizitë
historike te varrezat e dëshmorëve të kombit në Sllupçan, për të nderuar heronjtë që u
flijuan gjatë luftës së vitit 2001.
Kjo ishte vizita e parë e një ambasadori shqiptar në këtë vend memorial. Aty i
mirëpriten ish ushtarë të UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, të cilët ndanë rrëfimet e
tyre për luftën çlirimtare dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtimit të dëshmorëve për brezat
e ardhshëm.
Zv. kryeministri, z. Fetai së bashku me ambasadorin Meidani, vendosën buqeta me lule
te varret e dëshmorëve, duke nderuar me përulësi dhe respekt veprën dhe sakrificën e
tyre.

Marketing
Marketing