Zv/kryeministri Bujar Osmani sapo e dha një lajm të mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. AI sot ka pasur një videokonferencë ku pas kësaj është lajmëruar ambasadori çek në Maqedoni ku ka treguar se republika Çeke, nesër do të sjell 1 milion maska si donancion, përcjell TS.
“Pas videokonferencës që kisha sot me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të shtuar donacionet, Ambasadori i Republikës Çeke më njoftoi se ka përcjellë porosinë dhe që nesër një avion ushtarak Çek do arrin në Shkup me 1 milion maska specifike për virusin!
Faleminderit Ambasador Miroslav, Faleminderit Republikës Çeke!” ka shkruar Osmani.