Zv/kryeministri Bytyqi takoi krerët e Agjencisë për Investime dhe Nxitjen e Eksporteve

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, bashkërendim me resorët ekonomik dhe investimet, Fatmir Bytyqi sot zhvilloi takimin e parë të punës me drejtorin e sapoemëruar u.d të Agjencisë për Investime dhe Nxitjen e Eksporteve, Dejan Pavleski si dhe zëvendësdrejtorin e kësaj agjencie, Sami Rushidi.

Marketing

Në këtë takim është biseduar për politikat dhe planet e Qeverisë për tërheqjen e investimeve të reja dhe përkrahjen e kompanive për zhvillim teknologjiko-teknik me qëllim të krjimit të ekonomisë më konkurruese.

Zv/kryeministri Bytyqi theksoi se kjo agjenci është një nga hallkat kyçe në sistemin për tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

Në përputhje me politikat dhe planet qeveritare kjo agjenci duhet të jetë pika e parë e komunikimit me kompanitë e huaja të interesuara për realizimin e projekteve të reja në vendin tonë, por edhe për të gjitha kompanitë e tjera që tashmë funksionojnë, për të realizuar investime të reja në planin e zhvillimit teknologjiko-teknik, digjitalizimin e procesit, hapjen e qendrave për hulumtim dhe zhvillim, etj.

Bytzqi ka nënvizuar se në periudhën e ardhshme, Qeverisë së bashku me Agjencinë për investime të huaja dhe nxitje të eksporteve si dhe me Drejtorinë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial do të punojnë në krijimin e kushteve sa më të mira për investime në vend, si dhe për krijimin të klimës sa më të mirë të biznesit.

Në këtë takim u.d i detyrës së drejtorit, Dejan Pavlevski theksoi kënaqësinë që Qeveria i ka dhënë besimin për të udhëhequr këtë institucion të rëndësishëm dhe se ai u zotua se do të vënë në dispozicion të gjitha njohuritë dhe përvojën për ta bërë Republikën e Maqedonisë Veriore një destinacion tërheqës për kompanitë me famë botërore, si dhe një vend që njihet si një vend i shkëlqyeshëm për të bërë biznes. Në këtë drejtim u zotua edhe zëvendësdrejtori Sami Rushidi, i cili tashmë ka një përvojë më të gjatë në këtë agjenci të rëndësishme për tërheqjen e investimeve të huaja.