Zv/kryeministri Fetai konfirmon mbështetjen nga strukturat rinore të Aleancës për Shqiptarët, duke theksuar rolin e tyre kyç në proceset politike dhe shoqërore.
FRASH – Zemra që rreh fort brenda Aleancës për Shqiptarët, vazhdon me ne në VLEN!
Të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët kanë qenë dhe mbeten zëri më i pastër i idealizmit, forca e paepur e ndryshimit dhe ndërgjegjja e sinqertë e lëvizjes sonë.
Të udhëhequr me vizion dhe vendosmëri nga Yllka Nuredini, strukturat rinore të FRASH-it sot qëndrojnë fuqishëm në anën e besimit që na e dhanë 107 mijë qytetarë, në anën e ndryshimit të vërtetë. Sepse ndryshimi nuk është vetëm slogan: ai kërkon punë, përkushtim dhe këmbëngulje të palëkundur.
Kjo gjeneratë e re, me zë të qartë dhe qëndrim të pathyeshëm, nuk kontrabandohet dhe nuk bëhet pjesë e pazareve të atyre që për më shumë se dy dekada zbrazën shtëpitë e shqiptarëve duke përzënë rininë.
Në një realitet politik shpesh të mbyllur dhe të konsumuar, FRASH zgjedh të jetë ndryshe: i guximshëm, i zëshëm dhe i dinjitetshëm.
Të rinjtë nuk janë thjesht e ardhmja – ata janë tashmja, ata janë forca që i prinë ndryshimit. Ata nuk presin që t’u hapet rruga – ata e hapin vetë!