Zëvendës kryeministri i Italisë, Matteo Salvini, ka thënë se fishkëllimat ndaj Kalidou Koulibylat nuk kanë qenë raciste, pasi e njëjta gjë i ka ndodhur edhe Leonardo Bonuccit.
Mbrojtësi senegalez i Napolit mori abuzime raciste nga tifozët e Interit në “San Siro”, në ndeshjen të cilën e fitoi Interi me rezultatin 1-0 në kuadër të xhiros së 18-të në Seria A të mërkurën.
“Racizmi është një gjë e idiotëve në vitin 2018, por mos t’i fusim të gjitha gjërat në një vazo. Në stadium ata po ashtu këndojnë ‘Milani në zjarr’, a do të ishte edhe kjo racizëm?”, ka thënë Salvini.
“Bonucci është fshikulluar nga tifozët e Milanit, a është edhe kjo racizëm? Ngacmimet e shëndosha mes tifozëve nuk duhet konsideruar si racizëm”.
“Çfarë do t’i thosha Koulibalyt? Do ta doja ta shihja atë me fanellë të Milanit, ai është shumë i fortë”, ka thënë Salvini, pasi që është tifoz i Milanit.