Zv/kryeministri i Zaevit në shënjestër për një tender tjetër të fituar në “katër sy”?!

Kanë vazhduar akuzat për korropsion ndaj Qeverisë nga opoziatarja VMRO-DPMNE. Zëdhënsi Dimçe Arsovski ka akzuar zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev, se nuk ka ndërmend të ndalet së marri paratë e qytetarëve për komanitë e tij, pa marrë parasysh ligjet për konflikt interesi dhe ankesat e qytetarëve.

Marketing

Nga VMRO thonë se Angjushev e ka cuar në një stad më të lartë termin Marrëveshje në katër sy, pasi ai lidh marrëveshje tenderuese, në të njejtën zyrë, edhe në emër të qeverisë, edhe në emër të firmave që fitojnë tenderët.

“Informacionet e fundit që u publikuan nëpër media tregojnë se Koço “katër sysh” Angjushev, nëpërmjet kompanisë së tij “Brako”, në janar të këtij viti e ka furnizuar me pajisje mjekësore spitalin psikiatrik “Negorci” nga Gjevgjelia. Marrëveshja kap vlerën prej 665,000 denarë. Paratë e shteti nga institucionet shkojnë direkt në kompanitë e Koço “katër syshit”.

Nuk ka institucione me të cilat Angjushev nuk ka arritur marrëveshje me katër sytë e vetë, ai si pronar i kompanive, ndërsa në anën tjetër po njëjtë ai si njeri i dytë i Qeverisë që po udhëheq Republikën e Maqedonisë. Kjo është e pafalshme dhe për ketë patjetër duhet të ketë përgjegjësi” – tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Marketing