Ballina Lajme Maqedoni Zv/kryeministri  Mexhiti takoi një delegacion të MATTO-s të kryesuar nga Ajdogan Ademoski

Zv/kryeministri  Mexhiti takoi një delegacion të MATTO-s të kryesuar nga Ajdogan Ademoski

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti takoi një delegacion të Dhomës së Tregtisë Maqedoni – Turqi (MATTO) të kryesuar nga kryetari i saj Aydogan Ademoski me bashkëpunëtorë.
Në takim u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë në fushën e biznesit, kulturës, ekonomisë dhe shumë fusha tjera.
Mexhiti tha se dy qeveritë synojnë rritjen e shkëmbimit tregtra mes dy vendeve si dhe inkurajimin e kompanive turke për të investuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Dy palët konfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e saj për të dy ekonomitë. 
Mexhiti në takim ritheksoi se investimet turke në vendin tone janë rast i shkëlqyer për të vënë në pah edhe një herë, lidhjet e forta mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, dhe se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve ka sjellë përfitime të shumta dhe ka ndihmuar në krijimin e vendeve të punës, duke kontribuar edhe në stabilitetin dhe rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Marketing
Marketing
Exit mobile version