Zv.kryeministri Mexhiti uron Shkëndijën e Haraçinës për ngjitjen në Ligën e Dytë: Një hap drejt elitës së futbollit

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar klubin futbollistik Shkëndija e Haraçinës për suksesin historik të arritur, duke siguruar ngjitjen në Ligën e Dytë të futbollit vendor.

Marketing

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Mexhiti thekson se ky sukses është rezultat i një organizimi të mirëfilltë, përkushtimit të palodhur të klubit dhe mbështetjes së fuqishme të tifozëve të zjarrtë të Haraçinës.

“Ky është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt rikthimit aty ku i takon, në elitën e futbollit, në Ligën e Parë,” ka shkruar Mexhiti, duke përgëzuar drejtuesit e klubit, trajnerët, lojtarët dhe mbi të gjithë tifozët që kanë kontribuar në këtë arritje.

Ai ka shprehur besimin se sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i suksesshëm dhe se Shkëndija e Haraçinës do të rikthehet në majat e futbollit vendor.