Zv/kryeministri Osmani në Varshavë

Pas Berlinit, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot qëndron në vizitë pune në Republikën e Polonisë.Në kuadër të vizitës në Varshavë, Osmani do të realizon takim me Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrin për Punë të Jashtme të Polonisë,Konrad Shimanski, por do të takohet edhe me Ministrinë për Punë të Jashmte të Republikës së Polonisë, Jacek Çaputoviç.
Tema qendrore në takime do të jenë perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe mbështetja nga Republika e Polonisë në pragë të vendimit për fillimin e negociatave të Samitit të BE-së në tetor.
Vizita në Varshavë paraqet pjesë nga turneu evropian të Zëvendëskryeministrit Osmani, për vizitë në metropolet evropiane, në pragë të mbledhjeve të tetorit në Këshillin e BE-së.

Marketing
Marketing